Sporti
Histori
[redakto] Parahistoria
Gjatë shekullit të XIX nga shumë kërkime të kryera në Francë, Afrikë dhe Australi, është arritur në përfundim se në tempujt parahistorike, zhvilloheshin ceremoni dhe rituale të cilat përfshinin aktivitet fizik nga ana e pjesëmarrësve. Disa nga këto gjetje i përkasin një epoke gati 30 mije vjet më parë. Ka ilustrime që i përkasin epokës së gurit të cilat janë gjetur në shkretëtirën e Libisë, ku shfaqen qartë njerëz duke notuar apo duke përdorur harkun. Po këto grafitë tregojnë qartë interesin e njeriut të shpellave për aktivitete të cilat nuk ishin të lidhura në mënyre të drejte për drejte me qëllimin për tu ushqyer por ishin thjesht një zbavitje edhe pse nga këto burime nuk mund të nxjerrim ndonjë prove të pakundërshtueshme mbi aktivitetin sportiv në atë epoke.Megjithatë askush nuk mund të na pengoje të mendojmë se gjatë asaj periudhe praktikoheshin aktivitete të cilat lidheshin ngushte me ritualet mistike. Këtu mund të përfshihen edhe qytetërimet euro-asiatike.
[redakto] Kina antike
Zbulimet e kryera në ndërtesat antike na çojnë në përfundimin se qytetërimi kinez ka praktikuar aktivitete sportive duke u nisur që nga viti 4000 p.e.s. Zhvillimi i disiplinave antike në Kinë mendohet se ka qenë i lidhur ngushtë me veprimtari të tjera të jetës së njeriut si : agrikultura, artizanati, luftërat etj.Nga dokumentet dhe provat e tjera të gjetura në tempuj rezulton se sporti më popullor ka qenë gjimnastika, zhvillimi i së cilës ka çuar në lindjen e arteve marciale. Stili më i njohur, pa dyshim që ska si të jetë tjetër përveç Kung-Fu-së në tempullin Shaolin, që përfaqëson më së miri traditën akrobatike të artisteve të cirkut kinez, një nga më të famshmit edhe në ditët e sotme.
Egjipti i lashtë
Shkrimet në monumentet e vjetra egjiptase tregojnë qartë se që në kohën e faraonëve praktikoheshin një sere aktivitetesh si : mundja, gjimnastika, boksi, noti, kanotazhi, peshkimi, atletika dhe lloje të ndryshme të sporteve më top. Faraoni, së bashku me burrat e shtetit të Egjiptit të Vjetër asistonin shpesh në gara sportive duke i mbështetur fuqimisht ato pasi i shikonin si një bazë e mirë për formimin e njeriut.Hieroglifët e gjetura provojnë se egjiptasit kanë shpikur rregulla për sporte disa mijëra vjet para grekeve e jo vetëm kaq por për respektimin e tyre caktohej një arbitër neutral ndërsa skuadrat kundërshtare duhet të kishin secila një uniforme. Edhe vlerësimi i skuadrave me një çmim është një tjetër tradite egjiptase. Fituesi vlerësohej për superioritetin e treguar në fushën e lojës ndërsa humbësi për shpirtin e garës.
Greqia antike
Greqia dallohet për shumë llojshmërinë dhe veçantinë e sporteve. Më të praktikuarat ishin : garat e vrapit, kërcimi së gjati, mundja, boksi, hedhja e shtizës, hedhja e diskut dhe garat me karroca. Shumica e sporteve lidhën ngushtë me kulturën luftarake të qytetërimit antik Grek.Lojërat Olimpike mendohet të jenë zhvilluar për herë të parë në një fshat të vogël të Peloponezit në vitin 776 p.e.s për të nderuar Zeusin. Olimpiada nuk ishte vetëm një aktivitet sportiv por edhe përfaqeshim i aftësive individuale të pjesëmarrësve, të kulturës por mbi të gjitha për të treguar respektin ndaj perëndive.
Në rast së gjatë periudhës së zhvillimit të lojërave lindnin armiqësi, kjo cilësohej si sakrilegj duke qenë se ato shërbenin për të nderuar Zeus-in. Që nga fillimi e deri në përfundim të Lojërave Olimpike shpallej një armëpushim që përfshinte çdo lloj lufte apo mosmarrëveshje midis popujve greke. Edhe nëse dikush dënohej me vdekje, ekzekutimi i tij bëhej në përfundim të aktivitetit olimpik. I ashtuquajturi "armëpushim olimpik" u lejonte grekeve të bashkoheshin në mënyre paqësore për të garuar midis tyre në ditët e zhvillimit të Lojërave Olimpike. Kampioneve olimpike u janë kushtuar shumë këngë shumica e të cilave janë shkruar nga Pindari.
Perandoria romake
Kultura Romake ashtu si ajo helenë e ka mbështetur gjithmonë sportin megjithëse jo me aktivitete të kalibrit të Lojërave Olimpike. Praktikimi i sportit më shumë se sa garë, ishte një aktivitet që ndihmonte në rritjen e mirëqenies fizike, një element i rëndësishëm ky, i kulturës romake.Që në kohet e themelimit të Romës shpesh herë organizoheshin aktivitete ose festa fetare në qendër të së cilave qëndronin garat në sporte të ndryshme.
Termi "Ludi", që shpesh përkufizonte sportin, rrjedh nga gjuha e etruskeve një popull i cili ka sjellë në Romë shumicën e sporteve. "Ludi" organizohej nga klasa e priftërinjve ndërsa në gara merrnin pjesë vetëm të rinjtë që rridhnin nga familjet e fisnikeve.
Edhe në Romë sporti konsiderohej si i shenjte ashtu si në Greqi. Me kalimin e kohës ai u largua gjithnjë e më shumë karakterit fetar ndërsa njerëzit filluan pëlqenin aspektin e tij spektakolar...
Që në kohet më të lashta në Romë praktikoheshin pothuajse të gjitha sportet megjithatë më të preferuarat ishin mundja, boksi dhe një përzierje e tyre e quajtur “pankrac” që shpesh përfundonte me vdekjen e njërit prej konkurrenteve. Dëshira e popullit romak për sportet e "dhunshme" pasqyrohet më së miri me gladiatorët dhe anfiteatrët e krijuar enkas për duelet midis tyre një nga të cilët është dhe Koloseu.
No comments:
Post a Comment