Sunday, October 17, 2010

Ceshte Historia

                 C'eshte Historia

Historia është shkencë shoqërore e cila merret me studimin e të kaluarës njerzore, prej paraqitjes së njeriut të parë në tokë e deri më sot.
Fjala “Histori” rrjedh nga latino-greqishtja që don të thotë hulumtim dhe studim i të kaluarës shoqërore. Shkenca e historisë ndryshe quhet edhe “Historiografi” e ata që e studjojnë të kaluarën quhen historianë ose historiografë.

Llojet e Historive
Sipas lëndës së studimit, kemi dy lloj historishë:
1.Historia e përgjithshme, është ajo histori e cila studjon ngjarjet dhe të kaluarën e të gjithë popujve të botës, pa dallim kombësie.
2.Historia Kombëtare, është ajo histori e cila strudion historinë e nje kombi. Psh. Historia e kombit gjerman, kombit francez, rus, kinez etj. Psh. Historia e kombit tonë quhet “Historia e popullit Shqiptar”
Historinë e mësojmë që ta kuptojmë më mirë kohën e tashme dhe të përgatitemi për të ardhmen.
Pa histori nuk do ti dinim veprat më të mëdha të të parëve tanë, as kush jënë heronjtë e të kaluarës sonë dhe çfar ka qenë më e rëndësishme në jetën e tyre.
Pa histori nuk do të dinim se si ka qenë bota, çka ka ndodhur në botë dhe çfar ndryshimi ka psuar njeriu dhe shoqëria deri më tash.

No comments:

Post a Comment