Semundjet E Zemres |
Studim mbi sëmundjet e zemrës
Ndërsa dy studime të reja në fushën e sëmundjeve të zemrës tregojnë se vetëm ulja e
nivelit të kolesterolës mund të mos jetë një hap i mjaftueshëm për parandalimin e
një goditjeje në zemër. Shkencëtarët kanë vënë re se krahas nivelit të lartë të
kolesterolës, është edhe niveli i inflamacionit të artereve që shton rrezikun e
goditjeve në zemër.
Ç'do vit qindra mijëra nënshtetas amerikanë pësojnë goditje në zemër apo bllokim të
artereve koronare, pavarësisht nga niveli normal i kolesterolës. Dr. Steven Nisen i
klinikës së Klevelandit thotë se duke parë nivelet e kolesterolës si dhe nivelin e
inflamacionit brenda artereve të pacientit u shpjeguan disa probleme.
Gjithnjë e më shpesh po vihet re se kur arteret përbrenda janë të prekura apo të
acaruara, kolesterola dhe pllakëzat e kane kanë më të lehtë për t’u grumbulluar
përgjatë mureve të
brendëshme të artereve. Me kalimin e kohës inflamacioni ose ky acarim mund të bëjë
që pllakëzat të pësojnë frakturë, duke bllokuar qarkullimin e gjakut, gjë që bëhet
shkak për goditje në zemër. Doktor Paul Riker i spitalit Brigham thotë se të dhënat
e reja tregojnë se ulja e shkallës së inflamacionit pakëson dukshëm rrezikun nga
goditjet në zemër.
Në studim u morrën në shqyrtim pacientë që kishin pësuar goditje në zemër dhe që
përpiqeshin të shmangnin një goditje të dytë. Gjatë studimit, niveli i kolesterolës
bie dukshëm, ndërsa me uljen e nivelit të inflamacionit, rreziku ndaj goditjeve në
zemër pakësohej me 50 përqind.Shkencëtarët thonë se niveli i inflamacionit të
artereve mund të matet nëpërmjet një analize të thjeshtë gjaku. Niveli i
inflamacionit mund të ulet nëpërmjet ilaçeve si dhe nëpërmjet dietave, rënies nga
pesha, ushtrimeve fizike dhe lënia e duhanit.
Transplantimi i fijeve nervore
Ndërkohë, një procedurë tepër e guximshme e transplantimit të fijeve fijeje nervore
po u jep shpresë pacientëve me gjymtyrë të paralizuara. Askush nuk kishte
parashikuar një shenjë kaq pozitive, pas 16 muajsh dora e Dylanit po jep shenja
jete, kjo tregon se transplantimi i fijes nervore mund të jetë i sukseshëm.
Operacioni zgjati 7 orë. Fijet nervore mjekët i morrën nga këmba e pacientit dhe i
vendosen ato në një pjesë të shtyllës kurrizore e dëmtuar nga një aksident me
motorçikletë. Kirurgu Andrew Elkwood shpjegon se si atij iu desh të ndërhynte në
dyja anët e qafës së pacientit për të bërë një lidhje shtesë të nervit në shtyllën
kurrizore duke kapërcyer nervin e dëmtuar. Shenjat janë tepër pozitive. Gishtat e
dorës kanë filluar të lëvizin dhe të gjitha të dhënat tregojnë se nervi do të
riaktivizohet.
Nje gjen kundër efekteve të alkolit
Kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar një gjen tek minjtë, i cili mund të
kontrollojë reagimin e njerëzve kur ata ndalojnë pirjen e alkolit. Shkencëtarët
shpresojnë se këto studime mund ti bëjnë ata të njihen më mirë me efektet e alkolit
tek njerëzit.
Një mbrëmje në qytet, duke pirë me shokë mund të jetë diçka e bukur, por
shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i vazhdueshëm, apo në sasi e madhe i pijeve
bën që truri te përshtatet efekteve të alkolit. Ky proces ndodh në qelizat e trurit
të njerëzve që e pijnë rregullisht alkolin, pijanecëve kronikë, duke krijuar një
numër më të madh molekulash, që quhen receptorë. Këta receptorë mund të marrin
sinjale nga qeliza të tjera. Kjo e vështirëson gjendjen për atë që vendos ta lerë
alkolin, duke e detyruar trupin e tij të tërhiqet, apo rezervohet. Ja si e shpjegon
këtë proces Sid Strickland, studjues në Universitetin Rockfeller të New Yorkut:
“Në se ndërpritet menjëherë etanoli, veprimi i tij në organizmin e njeriut nuk
largohet menjëherë, por vazhdojnë të mbeten receptorët dhe një ndjeshmëri e lartë, e
cila çon në një gjendje të acaruar të njeriut që është mësuar të pijë alkohol.”
Shkencëtarët në Universitetin Rockfeller kanë studjuar efektet e alkolit dhe
mendojnë se kanë gjetur një gjen që mund të kontrollojë procesin e përshtatjes së
organizmit. Gjatë konsumimit të alkolit, gjeni i quajtur [-TPA-], ndihmon në
krijimin e një enzime, e cila krijon receptorë shtesë.
Shkencëtarët thonë se përdorimi i ilaçit Ifenprodil mund ta bllokojë gjenin
[-TPA-]. Deri tani, shkencëtarët kanë mundur t’i pakësojnë simptomat e tërheqjes tek
minjtë. Sid Strickland shpjegon se kjo mund të ndihmoj dhe njerëzit.
Ideja do të ishte se në se dikush ka abuzuar vazhdimisht me alkolin, që përmban
etanol, dhe në një moment ai kërkon ta ndërpresë të pirët, ilaçi i ri mund ta
frenojë prodhimin e kësaj enzime dhe kjo do të pakësonte efektet e tërheqjes së
menjëhershme.” Megjithëse do të duhen vite për përdorimin e ilaçit Ifenprodil tek
njerëzit, ky përbën një hap të ri për njohjen me efektet e alkolit tek truri i
njeriut.
No comments:
Post a Comment