Wednesday, October 6, 2010

Nene Tereza

Nënë Tereza


Nënë Tereza Medalje e Çmimit Nobel
Mother Teresa.jpg
Nënë Tereza në 1988
Informacione
Emri i plotë: Agnes Gonxhe Bojaxhiu
Emri tjetër: Nënë Tereza
Ditëlindja: 26 Gusht 1910
Vendlindja: Shkup, Perandoria Osmane, tani Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë
Vdekur më: 5 Shtator 1997
Vendvdekja: Kalkuta, Indi
Aktiviteti: Humaniste , Murgeshë Katolike Romake[1]
Nënshtetësia: Shqiptare
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqë.

Biografia

Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi në Shkup, të Shqipërisë te pushtuar prej Perandorisë osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, më datë 26 gusht 1910. Shkupi i merret Shqipërisë prej Maqedoniëe me 1 Janar 1918 ne baze te traktatit te Versajes. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët.Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në GracAustrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu.Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë.Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin "Tereza" e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 te ketij muajit po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkruaj dy tri rreshta per juve. Lamtumire,e deshiroj qe Zoti t'ju jap gjithcka qe ju deshiron zemra.Dua t'ju fal gjerat me te përzemerta,Gonxhja”.
Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri,qysh para Luftës së Dytë Botërore.Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. "Nënë Tereza e Kalkutës" u quajt kur themeloi urdhërin "Misionaret e Dashurisë" (1951) për t'u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Por Shqipëria nuk heshte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as... për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri ne fillim të viteve '90. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960 000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47 000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve '80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.
Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan duke e shpërblyer Nënë Terezën me çmimin Medal of Freedom 1985
Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, „Shtëpia e Nënës", pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: „Mother Teresa. IN/OUT".Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si: mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë. Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.
Gonxhja ishte femija i trete i Kole Bojaxhiut (Nikolle Bojaxhiu) me origjine nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzerise Barnaj) nga Novo Sella e Gjakoves. Lindi ne Shkup, te Shqiperise se pushtuar prej Perandorise osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonise, me date 26 gusht 1910. Shkupi i merret Shqiperise prej Maqedonise me 1 Janar 1918 ne baze te traktatit te Versajes. Nje dite pas lindjes u pagezua ne kishen e Zemres se Krishtit nga famulltari i atehershem Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5 femije, dy u vdiqen ne femijerine e hershme. Frike te madhe kishte nene Drania mos Gonxhja i vdiste menjehere pas lindjes, sepse me trup dhe shendet dukej e dobet. Gonxhja kishte nje vella dhe nje moter. Vellai quhej Lazer Bojaxhiu dhe studioi ne Grac te Austrise ne Akademine Ushtarake, por per shkaqe politike emigroi qysh heret ne Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte ne shtepine e tij artiste dhe patriote shqiptare.
Gonxhja mesimet e para i mori ne nje shkolle shqipe ne Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por ne gjuhen serbo-kroate. Pasionet e rinise se Gonxhes ishin tre: te behej mesuese, te shkruante dhe recitonte poezi dhe te kompozonte e te luante muzike. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorezua murgeshe. Nene Tereza u largua me 26 shtator 1928 nga Shkupi ne drejtim te Dublinit, Irlande. Prej kesaj dite, nene, bije e moter nuk do te shiheshin me kurre. Me 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar kete leter drejtuar tezes se saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Me 26 te ketij muajit po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkruajt dy tre rreshta per juve. Lamtumir,e deshiroj qe Zoti t'ju jap gjithçka”. Ky ishte momenti kur ajo u nda perfundimisht me familjen dhe vetem pas 30 vitesh, do te takohej me te vellane, Lazrin. Kurse nena Drania dhe motra Age, shkuan ne atdhe, ne Shqiperi, qysh para Luftes se Dyte Boterore.
Nene Tereza u vendos ne Kalkuta (Indi) ku fillimisht u be mesuese dhe shume shpejt drejtore e shkolles se vajzave. “Nene Tereza e Kalkutes” u quajt kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurise” (1951) per t’u sherbyer me te varferve dhe me te pashpreseve te Kalkutes, Indise dhe gjithe botes. Ne vitin 1979, kur mori çmimin Nobel per Paqe, e gjithe bota mesoi se Nene Tereza ishte shqiptare. Saimir Lolja ne studimin e tij per kete shqiptare te madhe , shpejgon faktet se “Nene Tereza haste veshtiresi per te folur rrjedhshem Shqip pas nje largimi prej 70 vjetesh dhe qendrimi ne ambiente joshqiptare, por ajo kurre nuk e ka mohuar origjinen e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne Shqip jane letrat e rinise dhe me pas me familjen ne shqip, pershendetje ne Shqip popullit shqiptar pas fitimit te çmimit Nobel me 1979 dhe lutja ne Shqip transmetuar nga Zeri i Amerikes me 17 Qershor 1978. Kur ishte e re jo vetem ka folur, por ka shkruar edhe poezi ne gjuhen Shqipe. Per shembull poezine e meposhtme e ka shkruar kur ishte 22 vjeçe gjate udhes per ne Indi. Ne çastin e marrjes se Çmimit Nobel me 1979, nje nga kleriket qe merrte pjese ne salle e pyeti Nene Terezen se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur ne Shkup, jam shkolluar ne Londer, jetoj ne Kalkute dhe punoj per te gjithe njerezit e varfer ne Bote. Atdheu im eshte nje vend i vogel me emrin Shqiperi”.
Nene Terezes, per te ardhur ne Shqiperi iu desh te dergonte tri letra. Ajo i kish derguar me pare leter Komitetit Shqiptar per Marredheniet me Jashte, por nuk mori kurre pergjigje. Ja se si e shpjegon Lolja letren e te madhes Nena Tereze derguar Presidentit te Republikes ne vitin 1989, te cilit i theksonte se: “per 60 vjet kam vizituar shume e shume vende jashte atdheut tim”, qe eshte edhe nje fakt se ajo e konsideronte Shqiperine atdheun e saj. Me ne fund, e para pasaporte (per kete rast ishte diplomatike) e dhene per nenshtetas te huaj me origjine shqiptare iu dha pikerisht Nene Terezes, e cila vizitoi Shqiperine me 1989. Nene Tereza kishte gjithashtu pasaporte nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thane per pasaporten Shqiptare ajo u pergjigj: “E pranoj me kenaqesi, sepse eshte pasaporta e vendit tim; atje kam nenen dhe motren, atje kam miq e te njohur, atje shume shpejt do te hapim misionin tone e une do te jem vete aty”. Kur mori çmimin Nobel ne vitin 1979, amerikanet i ofruan nenshtetesine amerikane dhe pasaporten, por ajo nuk pranoi.
Nene Tereza u be kultura me e larte nderlidhese e njohjes se shqiptareve ne bote. Bill Clinton ka thene boterisht ne qershor 2002: “Nene Tereza, ishte e para Ajo qe me beri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shume krenar qe plotesova nje detyre morale ndaj saj dhe ndaj vlerave te lirise”. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qene shqiptare Nene Tereza nuk i perket vetem Shqiperise, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u be qytetarja e botes, e popujve, feve dhe e qyteterimeve. Ne vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj te murgeshave te quajtur Misionaret e Bamiresise qe i sherbejne teresisht te varferve. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Vetem sipas te dhenave te vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7 500 femijeve ne 60 shkolla, mjekonte 960 000 te semure ne 213 spitale, ishte e vetmja ne bote qe trajtonte 47 000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3 400 pleq te braktisur e te lene rrugeve ne 20 shtepi pleqsh dhe kishte biresuar 160 femije jetime.
Nder titujt qe i jane dhene Nene Terezes permenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII per Paqe, te cilen ja dorezoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mire, ne Boston; Shperblimi Nderkombetar John Kennedy, ne Uashington; Nena e te Gjitha Nenave, Balzan; Çmimi Nobel per Paqen; Medalja e Lirise, shperblimi me i larte amerikan; Medalja e Paqes, shperblimi me i larte i Rusise; etj.
Me 5 shtator 1997 : bota mesoi se Nene Tereza ( Angel of Mersy) vdiq ne moshen 87 vjeçare duke lene pas dashuri.
Nderkohe ne Maqedoni eshte botuar nje monografi se Nene Tereza eshte maqedonase!!! Nje gje te tille degjova nje dite edhe Alsat per origjinen/dyshimet dhe spekulimet qe i bejne te tjeret lidhur me origjinen e saj. Sipas gazetes Washington Post, 16 Tetor 2003, deklarohet qarte se Nene Tereza ka lindur ne Shkup ne kohen kur nuk kishte FYROM dhe Shkupi eshte qytet i perandorise Otomane. Me tej rithuhet fjala e Nene Terezes qe sipas gjakut ajo eshte Shqiptare. Gjithashtu, gazeta shkruan se veren qe kaloi nje skulptor sllavo-maqedonas krijoi nje shtatore te Nene Terezes, me mbishkrimin thjeshte si nje bije e Maqedonise, per ta derguar ne Rome me rastin e saj te shenjterimit. Por, zeri i bashkuar i Shqiptareve ne lidhje me origjinen kombetare te Nene Terezes beri qe ai skulptor ta harronte endrren qe pati.
Para meje kam librin e Kathryn Spink i perkthyer ne gjermanisht dhe biografia eshte e autorizuar nga Nene Tereza. Origjinali eshte ne anglisht. Aty thuhet se babai i Nene Terezes ishte nje nacionalist shqiptar i cili angazhohej per bashkimin e Kosoves me Shqiperine dhe krijimin e Shqiperise se Madhe, per kete ai kishte shkuar ne Beograd tok me konsullin italian. Kishte shkuar atje me nje shendet shume te mire dhe u kthye prapa i shtrire per vdekje. Ai i kishte 45 vjet kur vdiq. Mjeku dhe anetaret e familjes ishin te bindur se Nikola ishte helmuar ne Beograd.
Jane shkruar e shkruhen edhe sot e kesaj dite me qindra vepra per te madhen Nena Tereze, por te gjitha flasin ne te verteten se ajo ishte shqiptare, siç e ka deklaruar edhe vete. Nena Tereze vdiq me 12 shtator te vitit 1997, tani ne vitin e 100 te lindjes se saj krenohemi per jeten dhe vepren e saj.

No comments:

Post a Comment