Ceshte Muzika
Të nisësh dhe të vlerësosh muzikën duhet ta shikosh atë në disa aspekte, në disa dimensione. Në radhë të parë ajo është një prirje, një traditë e trashëguar në mënyrë të natyrshme tek njërëzit që nga kohët më të lashta. Duket se muzika ka qenë një shembull mjaft i mirë bashkëjetese me njeriun. Kjo për vetë faktin sesi ka arritur të lindë me njeriun, të ecë me të, të pësojë lëkundjet, luhatjet, evoluimet e deri tek lulëzimet. Këtë shembull e kemi të ngjashëm edhe tek njerëzit pasi stadi i zhvillimit njerëzor ka kaluar në etapa të tilla. Edhe tek vetë raca njerëzore ka patur një moment lindje, evoluimi dhe zhvillimi i cili është në lulëzim e sipër. Që në kohët e lashta njërëzit e kuptuan nevojën e bashkëjetesës me të bukurën, sepse e tillë ishte muzika, një copëz tjetër e vetvetes pa të cilën nuk mund të jetojë njeriu. Padyshim muzika është një pjesë e jetës e cila e plotëson njeriun. Jo pa qëllim thuhet se njeriu që të jetë i plotë duhet të ketë një sërë gjërash me të cilat bëhet i tillë. Padyshim që muzika është njëra nga ato gjëra e cila e bën të jetë më shumë “njeri”. Ajo mbart shumë magji brenda vetes së saj. Në jo pak herë muzika ka shërbyer si një “pus” i errët ku ruhen sekretet më të thella të njeriut, ato dëshira të fshehta, të censuruara dhe të cilat mund të paragjykoheshin po të dilnin në skenë. Megjithatë të frymëzuar nga muzika njerëzit kanë arritur që gjëndjen e tyre shpirtërore, kontekstin historik ku jetojnë, prirjet ideologjike etj, ti hedhin në letër, nëpër pentagrama dhe aty ti mbajnë të murosura për vite e ndoshta shekuj me radhë. Në këtë mënyrë muzika është një mbajtëse e mirë e sekreteve të njeriut. Atëherë kur njerëzit nuk kanë ditur të shkruajnë por vetëm të këndojnë, kanë arritur që një ngjarje të historisë ta mbajnë në melodi e ta përcjellin brez pas brezi. E mira e kësaj është që askush nuk mund të ta ndalojë këngën. Muzika është si mendimi, lëvrin edhe atëherë kur ti nuk e komandon. Por muzika mbart edhe një kulturë, një prirje të caktuar e cila për hir të së vërtetës duhet parë me kujdes pasi në shumë raste mund të të cojë drejt një shkatërrimi. Në tregun modern ka një larmi të rrymave muzikorë dhe zhanreve nga më të ndryshmet. Ato fillojnë që nga më të lehtat, tradicionalet, klasiket, modernet dhe deri tek ato elektronike
No comments:
Post a Comment