Wednesday, October 6, 2010

Flamiri Shqipetar

Flamuri i Shqipërisë


FIAV 111010.svg Flamuri i Shqipërisë

Flamuri i Shqipërisë prej 1945 - 1992
Flamuri i Shqipërisë është flamuri kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjnë dykrenare të zezë në mes.
Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga nga një vulë e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër perandorisë osmane duke i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (1443-1478). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka zanafillën në perandorinë bizantine.

Origjina

Shqiponja ka qenë dikur në periudhën e Romës antike symbol i këtij shteti. Edhe sot të dy klubet e njohura të futbollit në Romë si: Roma dhe Lacio mbajnë përkatësisht simbole antike, nga ku i pari kokën e ulkonjës së kapitalit dhe i dyti shqiponjën me krahë të hapur. Si simbol i Romës shqiponja u përdor edhe nga strategët e saj si Kaj Mari, Luç Serg Katilina, Pompeu i madh, Çezari, etj. Psh: ky i fundit përdorte si simbol të tij shqiponjën e artë të vendosur në një fushë të kuqe. Po kështu veproi me stemën e Çezarit edhe i nipi Oktavian Augusti, i cili u pasua më vonë edhe nga Kostandini i madh. Me ndarjen e Perandorisë Romake në vitin 395 shqiponja u transformua me dy koka, duke simbolizuar njëra Perandorinë e Perëndimit me qendër Romën dhe tjetra Perandorinë e Lindjes me qendër Kostandinopojën (Bizantin). Ndërkohë Perëndimi u pushtua nga barbarët në vitin 476 duke humbur traditat më të vyera të antikitetit, e bashkë me to edhe simbolin e tij. Ndërsa Lindja (Bizanti) vazhdoi të jetojë edhe për 10 shekuj të tjerë duke ruajtur këtë simbol që vinte prej "qytetit të amshuar", (Romës). Formën dhe ngjyrat e tij, flamuri Bizantin i mori gjatë sundimit të Justinianit (527-562) Perandorit me origjinë Ilire. Dukej se atij i pëlqente që dy kokat e Shqiponjës ti identifikonte me vetveten dhe të shoqen, Perandoreshën Teodora. Më vonë me kalimin e kohës me anë të martesave dhe dhënies së privilegjeve, Bizanti ja dhuroi simbolin Perandorak fisnikërisë së kombeve, që ishin integruar në këtë Perandori shumë kombëshe si: Princave Rumunë, Bullgarë, Gjermanë, Rusë, Serbë, Grekë, Shqiptarë, etj. Kjo eshtë arsyeja që këtë simbol sot e përdorin një dyzinë popujsh e shtetesh, të cilat dikur kanë patur kontakte kulturore me Bizantin. Ndërkohë që ai shfaqet si simbol i kishës Ortodokse, pasardhëse e drejtpërdrejtë e Perandorisë së Lindjes, Bizantit. Flamuri Bizantin ruhet sot në një nga manastiret e malit të Shenjtë (Athos) në Greqi, në ngjyrat e tij origjinale Shqiponjën e zezë me dy koka, të vendosur në një fushë të artë.

Historia

Sipas prof. Kasem Biçoku, shqiponja dykrerëshe është përdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se është përdorur për herë të parë nga perandori Kostandin dhe më pas u bë traditë vendëse në të gjithë Ballkanin. U përdor edhe nga Skënderbeu, për të treguar se ishte përfaqësues i sundimit paraosman. Kush është rrjedha historike? Profesor Kasem Biçaku tregon: Në lashtësi ka qenë shumë i përhapur totemizmi (lloj besimi që adhuronte kafshët dhe shpendët, duke i konsideruar si mbrojtës dhe themelues të njerëzimit). Shqiponja është konsideruar si bashkudhëtare e perëndive dhe vetë perëndi. Ajo dhe luani janë konsideruar kudo si mbretër, përkatësisht të shpendëve dhe të kafshëve, për këtë arsye figura e shqiponjës dhe luanit janë më përfaqësueset në heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra. Shqiponja është simbol pushteti, guximi dhe lartësimi shpirtëror. Ka qenë simbol pushteti perandorak, prandaj është dhe në heraldikat e shumë vendeve.
Shqiponja me dy krerë është përdorur si simbol që në shekullin VII para erës sonë në Turkmenistan. Shqiponja e zezë me një kokë është përdorur si simbol në perandorinë romake dhe me përhapjen e Krishtërimit u përdor edhe nga kisha katolike.
Shqiponja dykrerëshe është përdorur për herë të parë nga perandori me origjinë iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojës, duke i krijuar perandorisë romake dy qendra administrative; Romën dhe Kostandinopojën dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatë sundimit të perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u bë bashkimi i dy kishave dhe si simbol i përbashkët kishtar u bë shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol nëpër kishat mesjetare të Shqipërisë dhe Ballkanit. Në shekullin XXPerandorinë Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahë gjysmë të hapur dhe vazhdoi të shfaqej ashtu.
Në Shqipëri, si simbol pushteti, shqiponjën e kanë përdorur familjet sundimtare shqiptare të mesjetës si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Topiajt, Gjurashët, po ashtu edhe Çernojoviçët e Malit të Zi. Duke përdorur shqiponjën si simbol të pushtetit të tyre, dëshmohet se këto familje kanë qenë funksionare të larta gjatë Perandorisë Bizantine.
Me shembjen e Perandorisë Bizantine në vitin 1453, shohim që nga Skenderbeu u përdor edhe ngjyra e flamurit të Bizantit dhe me këtë donte të tregonte se ishte vazhdues i pushtetit paraosman, megjithëse i bëri dallime qoftë stemës dhe flamurit, për ta dalluar nga ai i Bizantit. Në vulën e Skënderbeut, ku është shqiponja dykrenare, ndërmjet dy krerëve të saj është vendosur një yll me 6 cepa. Mbi këtë yll është një yll tjetër me 8 rreze.
Kurse në stemën e Kastriotëve që është gdhendur 2 herë në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, Kostandin Kastrioti, ylli është me 8 cepa dhe mbi krerët e shqiponjës janë dy kurora mbretërore. Me këto simbole Skënderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh, gjë që e kemi të shprehur në epigrafin e Alfonsit në një kishë të ValenciasSpanjë. Pra shqiponja dykrenare është përdorur masivisht nga sundimtarët si simbol pushteti dhe mund të konsiderohet traditë romako- bizantine..
Flamuri i shqiperise nga 1914-1920

Gjatë kohës së Rilindjes, aktivistët e saj të të gjitha feve e grupeve punonin dhe vepronin nën hijen e këtij flamuri edhe pse ai nuk ishte i standardizuar deri në kohën e krijimit të shtetit të parë shqiptar. Me kthimin e Ismail QemailitVlorë, dhe krijimin e shtetit të parë të shqiptarëve bëhet edhe standarizimi i flamurit kombëtar shqiptar i cili ishte gjithashtu edhe flamuri shtetëror i qeverisë së parë të Shqipërisë. Ky flamur llogaritet si një ndër elementët kryesore të kombit të tyre. Në Shqipëri dhe Kosovë janë bërë disa ndryshime të flamurit kombëtar dhe janë përdour si flamuj shtetëror apo administrativ nga qeveri e sisteme të ndryshme. Ndër ndryshimet e bëra nga shqiptarët kanë qenë ndryshimet që i janë bërë shqiponjës në nivel kombëtar, ndërsa ndryshimet tjera kanë humbur diku në histori si ndryshimet qeveritare, partiake, lokale etj
Don Alandro Kastrioti ishte një Princ Spanjoll. Një stërgjysh i tij kish qenë nën mbret i Napolit. Në vitin 1600 ky fisnik ishte martuar me Markezen Auleta Kastrioti. Me një origjinë të tillë Don Alandroja e shpalli veten në fillim të viteve 1900 pretendent të fronit të Shqipërisë. Me famën që gëzonte, propagandën dhe mjetet financiare të shpenzuara prej tij, Alandro Kastrioti pati meritën që e bëri të njohur problemin shqiptar në qarqet politike Europiane. Diku në vitin 1907 Eqrem Bej Vlora, një nga kushërinjtë e Ismail Qemalit dhe njëri prej personaliteteve më të shquara të Shqipërisë së gjysmës së parë të shekullit XX, pati fatin të vizitonte Don Alandron në Paris (E.B.Vlora, Kujtime. Tirane 2003. fq.215). Takimin me këtë "Personazh të çuditshëm" ai e përshkruan kështu: "....Don Alandro na ftoi për darkë në vilën e madhe si pallat ku na njohu me shoqërinë e lartë të pranishme. Pasi përfundoi darka një shërbëtor solli një kuti kadifeje të kuqe mbi një tabaka argjendi dhe e vendosi para don Alandros. Ai u ngrit dhe mbajti një fjalim të bukur.... dhe pastaj hapi kutinë e kadifenjtë dhe nxorri prej andej një flamur shqiptar, një shqiponjë e zezë dykrenore në fushë të kuqe dhe ma dha mua....". Pesë vjet e ruajta këtë flamur në dhomën e gjumit varur me një gozhdë anash krevatit, derisa erdhi vërtet dita që kishte profetizuar don Alandroja. Krejt papritur e krejt rastësisht ky flamur u ngrit vërtet si simbol i Pavarësisë së Shqipërisë.

No comments:

Post a Comment