Monday, October 11, 2010

Kompjuteri dhe CD


Kompjuteri (lat. computere = mbledh, njehsoj) është një pajisje elektronike që ruan dhe përpunon të dhënat sipas një liste udhëzuese. Kompjuter quajmë një mekanizëm të automatizuar i cili transformon një njësi impulsive (quajtur informacione, të dhëna në hyrje) në një tjetër ose krijon një njësi të re (quajtur e dhënë, informacion në dalje).

Funksionaliteti i kompjuterit është rezultat i një kombinimi të mirfilltë efektiv në mes të elementit softuerik dhe harduerik. Llojet dhe format e kompjuterve janë të ndryshme.

Ka tre lloje kompjuterash: analogë, shifrorë (ose siç quhen ndryshe dixhitalë) dhe hibridë



ASCI

ASCII (American Standard Code for Information Interchange), që zakonisht lexohet si 'aski', është bashkësi e karakterëve të bazuar në Alfabetin Romak apo alfabetin e gjuhës së sotme angleze apo atyre të Europës perendimore. Më së shumti përdoret për kompjuterë dhe për pajisje të tjera që e përdorin atë për të reprezentuar tekstin apo për ato pajisje për konrollë që përdorin tekstin.

IP adresa

Adresa IP është term që përdoret në informatikë me kuptimin e një numri/adrese të kompjuterit të kyçur në rrjetin kompjuterik (intranet) apo të internetit.

Adresa e telefonit që përdorni në shtëpi ka prefiksin e shtetit, qytetit pastaj te lagjes dhe së fundi vije numri i regjistruar ne qendrën telefonike. Po ashtu edhe për llogaritësit dhe kompjuterët personal vlen një sistem i ngjashëm me atë të shpërndarjes së numrave telefonikë por paksa më kompleksë. Në terminologjinë e internetit, ndryshe nga ajo e telefonit nuk përdoret termi numri i kompjuterit por Adresa IP, pasi që këtu kemi të bëjmë me një numër paksa më kompleks.

Adresa IP përbëhet nga katër shifra (katër bajt ose te shprehur në bit 32) të shkruara në numra decimal prej 0 deri 255. Këto shifra ndahen me një pikë dhe duken si në këtë shembull 148.173.212.6 . Shënimi decimal i adresës IP ndryshe quhet edhe "dotted quad notation".

Pjesa e parë këtij numri të përbërë cakton numrin e rrjetit, ndërsa pjesa tjetër numrin (Hostnumber) e llogaritësit të lidhur në rrjetë. E ngjashme me numrat e telefonit ku kemi prefiksin e qytetit, i cili i takon një rrjeti. Me të ashtuquajturin "maskim i rrjetit" përcaktohet pjesa e numrit të rrjetit.

Klasifikimi i adresave IP në fillim ishte i thjeshtë dhe nuk kishte shumë nënklasa. Ky lloj klasifikimi i ri radhitet në vitet ´90 pasi që mundësit e klasifikimit fillestar nuk i mbulonin nevojat. Kjo mënyre e re e klasifikimit quhet CIDR (Classless Inter-Domain Routing ). Me "maskimin e rrjetit" shkohet drejt përdorimit të prefiksit i cili mund të ketë vlerat nga 0 deri 32. Numri i shkruar i përgjigjet hyrjes së qytetit tek numrat telefonikë.

Me dhënien e adresave dinamike, shërbyesit e qendrave (Provide) kane mundësi të rrisin numrin e vërtetë të lidhjeve (klientëve). Gjë që me numrat statikë kjo nuk do të ishte e mundshme pa marrë parasysh janë apo nuk janë klientët të kyçur. Në këtë mënyrë zvogëlohet dhënia e pa nevojshme e adresave IP. Në të vërtet numri i adresave statike që mund të lejohet deri në vitin 2004 ishte shfrytëzuar vetëm 50 %, mirëpo parashihet që nevojat për adresat IP do te rriten në të ardhmen. Si alternativ për rritjen e numri të adresave IP merret iniciativa për krijimin e protokollimi të ri të internetit. Ky version IPv6 përdorë adresat IP prej 128 bitëve. Në ndërkohë përdoret paralelë me versionin e tanishem IPv4.

BIOS

BIOS është shkurtesë që del nga fjalët Basic Input/Output System e që ësht e njohur edhe gabimisht si Basic Integrated Operating System i referohet kodit të krijuar nga IBM e që është kompatibil për kompjuterin në ndezje (start) të tijë. Funksioni primarë i BIOS-it është që të përgatis aparatin që programet e tjera kompjuterike të ruajtura në formate dhe media të ndryshme si në hard disk, disketë, CD, DVD etj. të mundë të lexohen, ekzekutohen ose të kontrollojnë kompjuterin. Ky proces është i njohur si rinisje (ang.:Booting , shqiptimi:buting.).

Termi për herë të parë u paraqit në sistemin operativ CP/M për të përshkruar pjesë të CP/M gjat kohës së rinisjes. Shumica e verzioneve të DOS-it kan skedë emëruar si "IBMBIO.COM" ose "IO.SYS" që janë analoge me diskun CP/M njohur si BIOS.

BIOS-i ka fillimisht 3 funksione të rëndësishme:

Të zbatoj disa teste dianjostike, për të kontrolluar gjëndjen e funksionimit të hardware-it dhe ti senjalizojë gabime të pritëshme, me një kodë sonor (beep code); Të lokalizojë sistemin operativë dhe ta karikojë në RAM; Të furnizojë një pamje software për futjen në periferikat dhe në hardwarin e PC-s.
Për ti rregulluar disa parametra në BIOS menjëher gjat ndezjes të kompjuterit shtypim tastën "del" apo F2 apo ndonjë kombinacion tjetër sipas produktorit i kompjuterit.

Compact disc CD

Compact Disc-u ka nje diameter prej 120 mm dhe nje trashësi 1,2 mm. Disku ka një bërthamë prej polikarbonati të mbështjellë me një shtresë alumini të lyer me llak. Në një disk mund të ruajmë (regjistrojmë) rreth 650 MB

E-mail (electronic mail)

Paragraph. Click here to ed E-Mail (Posta elektronike) është një ndër shërbimet më të kërkuara që ofron interneti. Me ndihmën e kësaj poste elektronike bëhet transmetimi i letrave elektronike (me të dhëna të shkruara në të) nga dërguesi tek pranuesi. Karakteristikë e këtyre letrave është adresa e cila në vete përmban simbolin @.

Me përhapjen e këtij shërbimi në internet gjithnjë e më tepër njerëzit e sidomos ekonomistët e përdorin këtë form të këmbimit të letrave në vend të formave klasike si postës, telefaksin etj. Shkaqet për këtë janë më së të njohura si p.sh:

posta elektronike dërgon letrën brenda disa minutash, pa marr parasysh distancën. dërgimi i letrave me post elektronike kushton shumë pak, në krahasim me posten klasike. përparësia ndaj telefonit është dëshmia e marrëveshjes (edhe pse me ligj nuk janë të gjitha gjërat të kthjelluara) standardi MIME, i lejon dërguesit të letrës elektronike ti bashkëngjitë edhe dokumente tjera. gjatë këmbimit të letrës nuk është e nevojshme që dërguesi dhe pranuesi të jenë të kyçur në të njëjtën kohë në rrjetë.
Për dërgimin e letrave nevojitet që si dërguesi po ashtu edhe pranuesi të kenë një adresë në internet që në terminologjinë e internetit quhet E-Mail adresa. Adresat E-Mail hapen nga një qendër shërbimi në internet (Provider) për paraqitësit e kërkesës. Paraqitësi i kërkesës zgjedhë emrin (kombinim shkronjash e numrash) e adresës i cili nuk ka fusha të zbrazëta në mes të simboleve. Pas emrit pason pjesa që shkruhet nga qendra e shërbimit, simboli tek @ (ne anglishte at) qendra e shërbimit (Proveider) pastaj vije një pikë ndarëse dhe futet domeni i nivelit të lartë (Top-Level-Domen) për të njoftuar lexuesin për qendrën dhe karakterin komercial apo ndonjë tjetër.

Sistemi E-Mail nuk është i sigurt sa i përket vëzhgimit të përmbajtjes së letrës. Gjatë rrugës që kalon letra, ajo mund të lexohet dhe përmbajtja e saj edhe të ndryshohet. Për këtë nuk përdoret për letrat me përmbajte interesante për "shikuesin" e tretë. Në këtë drejtim është duke u menduar dhe punuar për të gjetur forma me anën e të cilave ky sistem do të mbrohej nga "shikuesit" e pa ftuar. Një ndër këto përpjekje është edhe kodimi PGP (Pretty Good Privacy), përpjekje që kodimi dhe dekodimi i përmbajtjes së letrës, të jetë i mundshëm vetëm nga dërguesi dhe pranuesi i letrës. Parakusht për një gjë të tillë është posedimi i një programi të njëjtë për kodim/dekodim të letrës për të dy palët.

Mundësit që lë kjo formë e këmbimit të letrave, janë shumë interesante për institucionet shtetërore, mirëpo ato ende nuk janë të përgatitura që letrat elektronike të i pranon si formë zyrtare e këmbimit të letrave.

Ky interes i ka shty administratat e disa vende perëndimore që të ndërmarri hapat për krijimin e bazes se ligjeve mbi këmbimin e letrave elektronike.

Posta elektronike nënkupton çfarëdo mesazhi në formë teksti, zërit, tingullit ose imazhi, të dërguar me anë të rrjetit të komunikimit elektronik publik që si i tillë mund të ruhet në rrjet ose në pajisjen e fundme të marrësit deri në momentin kur merret nga pranuesi -marrësi.[it.

Hard Disc Drive HDD

Paragraph. Click here Hard Disk Drive, (lexo: Hard Disk Drajv, shkurt: HDD) është një memorizues magnetik (shpesh ferro-magnetik) i arkivave kompjuterike, i cili i shkruan arkivat binar mbi sipërfaqen e një disku rrotullues.

Grafic cart - kartela grafike

Karta grafike është një nga paisjet kryesore të kompjuterëve modern. Këto karta kanë në brendesi te tyre GPU-ne (Graphic Processing Unit), ky i fundit eshte shume i ngjashem me CPU por ndryshon ne faktin qe eshte i optimizuar ne kryerjen e operacioneve matematike qe jane mese te zakonshme ne manipulimin e grafikeve. Ky optimizim eshte diferenca kryesore midis GPU dhe CPU.

Nje element tjeter i rendesishem i kartes grafike eshte memoria. GPU e perdor memorie per te ruajtur rezultatet e perkohshme qe asaj i duhen per te kryer operacione ne menyre sa me eficente. Kjo memorie mund te perdoret edhe per qellime te tjera si ruajta e imazheve te cilat do te shfaqen se shpejti ne monitor. Sasia dhe tipi i kesaj memorie eshte nje faktor shume i rendesishem.

Karta grafike lidhet me monitorin nepermjet RAMDAC, ky i fundit e kthen sinjalin nga dixhital ne analog, i cili me pas shkon tek monitori, qofte ky CRT apo LCD. Disa karta grafike kane me shume se nje RAMDAC, kjo ben te mundur lidhjen e me shume se nje monitori me skeden grafike.


Duhet permendur fakti se disa nga prodhuesit e kartave grafike kane vene ne dispozicion te perdoruesve karta grafike te cilat ndodhen ne pllake ame(motherboard), keto jane me pak te fuqishme se kartat grafike te jashtme por jane zgjidhja me e mire per pedoruesit me buxhet te ulet si dhe ne rastin e kompjuterave notebook.  Prodhuesit me te medhenje te kartave grafike ne bote jane:(NVIDIA, ATI, INTEL, VIA).


Memoria

Fizikisht kjo paraqitet në form të një pllakëze elektronike e cila është e vendosur në motherboard. Një pllakëz përmban disa çipa secili prej tyra përmban me miliona transistor,ku ne secilin prej tyre kompjuteri i palon apo radhitë një pjes të informacionit të nevojshëm .Ndryshe kjo quhet edhe si memorje e gjallë sepse për funksionimin e saj nevojitet "ushqyerja" e vazhdueshme me rrymë
Procesori për të mos humbur kohë ti kërkoj të dhënat( tekste, imazhe audio apo video ) në hard disk apo ne një cd ai i vendos perkosisht ne memorje vetem një herë në fillim të çdo operacioni,dhe kështu sa herë që ka nevoj i gjen në memorije deri sa eventualisht të vendosim ta regjistrojm apo ruajm ne hard disk apo në cd.Kështu ndodh edhe me sistemin operativ si p.sh windowsi kur ta startojm PC atëhere funksionet e nevojshme ngarkohen ne memorje. Sistemet operative janë shfrytzues të mdhenj te memorjes (windows 95 i duheshin32Mo për te funksionuar windowsXP i duhen minimum 128Mo për tu instaluar 256Mo që të funksionoj)sa me e madhe te jete memorja aq më i shpejt do te jete kompjuteri

Llojet e memorjes te perdorura te PC aktuale                                                                          SD-RAM
Ky lloj i memorjes është i përdorur prej vitit 1997

Rambus apo R-DRAM
i shfaqur me1999 ,është përdorur te disa Pentium 3 dhe në fillim të Pentium 4


DDR-SDRAM
Double Data Rate SDRAM Ndryshe quhet edhe DDR dhe kjo është e bazuar ne teknologjin e SD-RAM por dyfish më e shpejte
DDR2-SDRAM
apo DDR II Teknologjia e përdorur te ky lloj mundëson arritjen e shpejtesis dyfish me te madhe se DDR-SDRAM

Procesori

Procesori është komponentë kryesor i kompjuterit, i cili bën ekzekutimin e programeve indivifuale dhe dirigjon punën e pjesëve të tjera. Quhet edhe njësia qendrore procesorike (CPU-central procesor unit), ndërsa kur ai ndodhet në një qark të integruar, quhet mikroprocesor. Njësia qendrore (procesori)ka qenë i përdorur qysh nga viti 1961(Weik 1961:238). Procesori përbëhet nga tre komponentë kryesorë: njësia aritmetikore-logjike (ALU), ku kryhen të gjitha llogarijet logjike; njësia dirigjuese, e cila bën dekodimin, sinkronizimin, dhe ekzekuton instruksionet e programeve, dhe kujtesa punuese (RAM), e cila mundëson ruajtjen e të dhënave dhe programeve me të cilat mundësohet puna e kompjuterit. Të gjitha komponentët përmbajnë regjistra, të cilët paraqesin hapësira të kujtesës së rezervuara për qëllime të veçanta.

Njësia qendrore është e ndërtuar në një kuti të vogël të qeramikës me këmbëza metalike anash. Këto këmbëza kanë funksionin e ndërlidhjes së çipit të procesorit me çipa të tjerë në pllakën e stampuar. Në brendi të kutisë së qeramikës është i vendosur vetë çipi, një pllakën nga silici me dimensione prej disa mm². në këtë sipërfaqe të vogël janë të vendosura disa miliona transistorë të ndërlidhur në mënyrë funksionale ndërmjet veti.

Lloji i procesorit i cili është i instaluar në kompjuter e përcakton shpejtësinë e ekzekutimit të instruksioneve të ndryshme. Në ditët e sotme, procesorët mund të ekzekutojnë edhe dhjetra miliona instruksione për sekondë.

No comments:

Post a Comment