Monday, October 11, 2010

Historia e Dollogozhdes

                                Historia e Dollogozhdes

Dollogozhda (maq. Делогожда) është një fshat në komunën e Strugës, ndodhet rrëzë malit Karaorman në verilindje të Strugës në një largësi prej rreth 11 kilometrash. Deri para pak kohe ishte e organizuar si komunë në vete, por me riorganizimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale u shkri në komunën e Strugës. Dollogozhda si komunë numëronte 7884 banorë por si fshat rreth 3000 banorë, sipas regjistrimimit të popullsisë në vitin 2002.



Histori

shekullin XIX Dollogozhda i takonte rrethit apo kazasë së Оhrit në imperinë otomane. Në librin "Етнография на вилаетите Адрианопол, Монастир и Салоника", i botuar në Stamboll1878 që e tregon statistikën e banorëve meshkuj nga viti 1873, Dollogozhda ka pasur 25 familje, me 65 banorë meshkuj të gjithë mysliman.[1]
Sipas statistikës së Васил Кънчов ("Македония. Етнография и статистика") nga viti 1900 Dollogozhda ka 730 banorë shqiptarë mysliman.[2]

Etimologjia e emrit "Dollogozhdë"

Në fshat ekzistojnë disa variante për emrin e Dollogozhdës. Pleqtë e fshatit e lidhin me fjalën që kanë përdorë banorët e fshatit Poum, këta kur kanë zbrit poshtë pasi që janë shumë lartë prej Dollogozhdës, kanë thënë -“Dola Poshtë“ dhe kështu ka ngelur emri Dollogozhdë. Një variant tjetër thot se fshati ndodhet në luginën më të ngushtë - Te lugu i ngushtë, që do të thotë se fshati i vjetër nuk ka mundur të duket, dhe pyetjes se ku ndodhet fshati “Te Lugu Osht” ose “Te Logu Oshtë“ që d.m.th. Dollogozhdë. Njëherë nga fusha e Tateshit ka ardhur një udhëtar, kur ka hypur lartë te Zabeli i Beut nuk ka mund të vërej fshatin, udhëtarit I kanë thënë se kur të kalosh zabelin do të shohësh një fshat të vogël, udhëtari pasi nuk e sheh fshatin, kur ka arritur te Vromi ka takuar një bari dhe e ka pyetur ku ndodhet fshati, ai i ka thënë: “se te Lugu Osht”, po si e ka emrin ky fshat e ka pyetur udhëtari, po ja i ka thënë bariu ne i themi Te Lugu Osht, jo më mirë i ka thënë udhëtari ju ti thoni Dollogozhdë. Varianti i parë që kanë thën fshatarët e Poumit “Dola poshtë“, me të vërtet kur kanë zbrit nga mali kanë thënë “Dola poshtë“ sepse me të vërtet kan zbrit në rrafshirë këta janë variante të Dollogozhdës. Varianti më i sigurt është se vendbanimi në të kaluarën është quajtur “Guri i bardhë“, por me ardhjen e sllavëve ashtu si që indërruan emrata e shum venbanimeve kështu vepruan edhe me emrin guri i bardhë. Sot në fshat ka dy vende ku quhen Gurët ose guri i bardhë, njëri është mbi fshat kurse tjetri në krastë. Këta gurë të bardhë në krastë mund ti vëresh prej Struge dhe më largë. Flitet se emri Dollogozhdë është me prejardhje sllave siç dëshirojnë ta interpretojnë disa njerëz, por pjesa e dytë e emrit nuk korrespondon me asnjë emër sllav.[3]

Gjeografia

Dollogozhda.JPG
Dollogozhda është e vendosur në rrëzën jugore të malit Karaorman, me lartësi mbidetare afër 800 m dhe kufizohet në lindje me fshatin Zhepin (1,6 km) dhe Koroshisht (2,3 km), në jug me fshatrat: Livadhi (2,8 km) dhe Bixhovë (3,7 km). Në jugperendim me fshatin Novo Sellë (3,1 km), në perendim kufizohet me fshatin Tatesh i Poshtëm (2,9 km), kurse në veri me fshatin Poum (2,9km).
Lidhjet komunikative të fshatit:
Në lindje, Dollogozhda është e lidhur me fshatin Zhepin dhe Koroshisht dhe nëpërmjet rrugëve që kalojnë lumin Sateska dhe dalin në magjistralen Ohër-Shkup. Në juglindje, Dollogozhda lidhet me fshatin Livadhi, përtej lumit Sateska me fshatrat Volin dhe Trebenishtë dhe përsëri lidhet me magjistralen Ohër-Shkup. Ne jugperendim, Dollogozhda lidhet me fshatrat Bixhovë, Novo Sellë, Llozhan dhe del në magjistralen Strugë-Dibër-Shkup, Strugë-Dibër-Peshkopi. Në perdenim, Dollogozhda lidhet me fshatrat Tatesh i Poshtëm, Tatesh i Epërm, Dobovjan, Veleshtë dhe me magjistralen Strugë-Dibër. Nëpërmjet fshatit Tatesh i Poshtëm Dollogozhda lidhet me fshatrat Misllodezhdë, Bogovicë-Toskët dhe përtej me fshatrat e Malësisë Bërcevë, Presojan, Zbazhd, Razhnov dhe përtej me Komunën e Dibrës. Dollogozhda lidhet gjithashtu edhe me rrugët që rrugëtojnë në malin Karaorman. Këtu vlen të permendet rruga e lashtë Dollogozhdë-Cërrckë-Ledina e Koritave, Rrafshat e vogla dhe Rrafshat e mëdha, si dhe rruga Dollogozhdë-Koshare-Kumbulla-Livadhi i Karaxhit deri te Rrafshat e mëdha.
Rrugë të asfaltuara janë rrugët Dollogozhdë-Livadhi-Drasllavicë-Strugë, si dhe rrugët Dollogozhdë-Zhepin-Koroshisht, Dollogozhdë-Tatesh i poshtëm-Misllodezhdë dhe Dollogozhdë-Poum. Edhe rrugët mbrenda në fshat janë të asfaltuara.

Reliefi

Dollogozhda shtrihet në vend kodrinor. Në veri duket mali i bukur i Karaormanit, kurse në jug është fusha e Dollogozhdës që është pjesë e fushës së Strugës. Në lindje është krasta e mbuluar me gurë të bardhë gëlqeror ku rriten shkurret, ferrat dhe një lloj bagrem i egër. Në perendim është toka e kuqe, e cila është emëruar si Kuqlina, në cilën kultivohen të lashtat, gruri por me shumë sukses rritet hardhia. Dollogozhda është e njohur për prodhimin rrushit kualitativ me sasi të madhe të sheqerit. Në perëndim është lumi i thatë i ashtuquajtur "Vromi", cili më parë ka bërë vershime shumë të mëdha. Që të eliminohet kjo e keqe e fshatit u ndërtua kanali me bankina i cili për rreth u mboll me bagrema, gështenja e pisha kështu që vershimet janë eliminuar dhe uji rrjedh vetëm në stinën e dimrit. Ky aksion dhe pyllëzimi i kodrave për rreth ka filluar kah viti 1950 dhe ka ndikuar pozitivisht në pengimin e vërshimeve që ishin një rrezik për fshatin, pasi që më parë disa herë është goditur duke u shkaktur dëme të mëdha. Pyllëzimi ndikoi edhe në zbukurimin e kodrinave të fshatit Dollogozhdë.

Klima

Prej të gjitha vendbanimeve për rreth, Dollogozhda është mesi më i ngrohtë. Në veri mbrohet nga mali Karaorman. Prej erës së Veriut që sjell lumi Sateska mbrohet nga Krasta, kurse prej erërave të perendimit e mbron Zabeli i Beut.
Është e vërtet se bora e parë në ultësirën e Strugës shkrihet në Dollogozhdë. Në të dalë prej fshatit Zhepin, aty ku është krasta më e ulët ose ku mbaron krasta, rritet një fik i egër dhe aty bora shkrin më parë. Banorët e Dollogozhdës thonë se këtë copë vend e rrahin erërat e ngrohta të Jugut.
Me rritjen e drunjëve në mal si dhe me paksimin e të rreshurave të shiut dhe borës disa vite me radhë, nga burimi i Dollogozhdës, që rrjedh në fund te krastës, buron pak ujë dhe nuk mjafton as për furnizim e e fshatit me ujë për pije. Edhepse më parë nga po ky burim është vaditur toka pjellore e fshatit. Kjo ndikon në mikrokrimen e Dollogozhdës. Më të vjetrit thonë, se më parë në male ka rënë mbi 2 m borë, dhe atëherë burimi ka pasur mbi 10 vijë ujë për ujitjen e fushës dhe ka punuar edhe mulliri i fshatit.

Vegjetacioni

Dollogozhda ka vegjetacion të llojllojshëm. Duke filluar qysh në ditët e para të muajit mars nëpër kodra çel thana, kukureku, luledelja dhe manushaqja. Në prill fillojnë të çelin dhe të gjithë pemët tjera.
Në pjesën kodrinore rritet dushku, ahu, pisha, bagremi, gështenja, kreka, frashëri, pali etj. Prej pemëve me sukses rriten kumbullat, ftoi, dardhat, mollat, qershit, hardhia etj. Prej barnave është shumë e sukseshme jonxha dhe trendelina. Pra, nëse Dollogozhda ka ujë për vaditjen e fushës gjatë stinës së verës, ka kushte për prodhimin e rendimenteve të larta të shumë kulturave bujqsore. Kur burimi i Dollogozhdës ka patur ujë për vaditjen e fushës janë kultivuar me shumicë në Dollogozhdë specat, duhani, misri, fasulja etj.
Dollogozhdarët thonë me të drejtë, se në Dollogozhdë më mirë është të ketë ujë për vaditje se sa një fabrik. Ka disa vite me radhë që në Dollogozhdë nuk mbillet as misri, as duhani dhe as specat për shkak se mungon uji për vaditjen e arave pjellore.

Ekonomia

Bujqsia ka qenë, është dhe siç duket, derisa te arrihet zhvillimi ekonomik i Komunës tonë, do të mbetet si degë kryesore e zhvillimit edhe për banorët e Dollogozhdës. Me të ardhurat nga bujqsisa është ruajtur familja. Më parë toka është punuar me mjete primitive, me parmendë dhe me qe. Gati çdo familje e ka pasur parmendën, pllugun, zgjedhën, etj. Është kultivuar gruri, elbi, thekrat, vardari. Drithërat janë mbjellë zakonisht para Shën Mitrit. Pjesa perendimore e tokës sidomos "Kuqlinat" janë mbjellur një herë në 2 vite, kurse pjesa tjetër, "Shavarushtet", "Skripsat", "Nder Krasta" janë mbjellur një vit misër ose kulture tjetër dhe një vit drithra.
Misri, grosha, duhani, specat, domatet mbilleshin mbas "Shën Gjergjit". Të korrat vini zakonisht pas 15 korrikut. Me rritjen e numrit te banorëve rriteshin edhe nevojat për shtimin e prodhimtarisë, prandaj dollogozhdarët ne vitin 1968/69, bënë tentim për ndertim të ujësjellësit dhe ndërtuan vijen e ujit nëpër krastë dhe nxorrën ujin prej Zhepini në fund të fshatit, për ta ujitur fushën. Kjo ka qenë koha kur në Dollogozhdë kultivohej me të madhe duhani. Kjo vijë ka funksinuar nja 2 vite. Në vitin 1976/77 e bë tentim tjetër që të ndërtohet një sistem tjetër për vaditje. Por me gjithë mundim e dhënë dhe mjetet finaciare edhe ky sistem punoi disa vite dhe nuk funksionoi më tutje. Siç duket pompat u montuan gabim dhe gypat edhe sot e kësaj dite ngelën në tokë, kurse pompat më shumë se dhjetë vite nuk punojnë.
Në pjesën perendimore, pra ku është toka e kuqe, rriten me sukses hardhia, dhe ka disa familje që kanë vreshta. Pemtaria është më pak e zhvilluar, por në oborre të shtëpive mund të shihen pemë të llojllojshme. Blegtoria më parë ka qenë shumë e zhvilluar. Popullata është marrë me rritjen e kafshëve shtepiake, që janë perdorë për punë, për prodhimin e qumshtit dhe për sigurimin e mishit. Disa familje kanë pasë kope delesh të cilat gjatë verës i kanë ruajtur nëpër stane.
Është me rëndësi të përmendet periudha pas vitit 1960, kur në fushën e Dollogozhdës prodhoheshin speca te kualitetit të lartë. Gjithashtu edhe duhani ishte me kualitet të lartë. Por për shkak të mungesës të ujit për vaditje, kultivimin i këtyre kulturave ka rënë krejtësisht. Tani fusha mbillet me jonxhe dhe drithra.
Fusha me pozitën e saj dhe mikroklimën mund të japë rendimente të mira.

Kultura

Arsimimi

Dollogozhdarët janë arsimdashës,Por kushtet ekonomike dhe politike që kanë dominuar në të kaluarën nuk premtonin një zhvillim më të shpejtë të arsimit në këtë vend.
Shkollat e para happen në kohën e Mbreterisë Sërbo-Kroato-Sllovene në gjuhën sërbe. Mësuesit po ashtu kanë qenë nga Sërbia ose Mali i Zi. Përveç lëndeve të tjera, që janë përshkruajtur në monografinë e Sh.F. "Naim Frashëri", mësohej vetëm një lëndë që u interesonte fshatarëve, lënda për fenë islame të cilën e ka ligjëruar hoxha ose dikush tjetër qe ka pasur njohuri mbi fenë. Por dëshira për të mësuar në gjuhën amtare ka qenë shumë e madhe.
Në gjuhën shqipe u hapën shkollat e para gjatë Luftës së dytë botërore nga ministria e atëhershme e mbretërisë së Shqipërisë kanë vazhduar me punë deri në çlirimin e vendit. Pas mbarimit të Luftës Nacional-Çlirimtare. Prej këtyre shkollave fillore nxënësit e dalluar i vazhduan mësimet në Shkollën e Mesme Normale të Shkupit, ku u regjistruan shumë nxënës nga Dollogozhda.
Mësimet në Normalen e Shkupit në atë kohë i mbaruan me sukses dhe u emëruan mësues keta nxënës nga Dollogozhda: Remzi Qoku, Xhemail Qoku, Ali Zhaku-Aliu, Belqia Dervishi dhe Osman Sela. Para tyre si mësues me kursin e kryer kanë punuar me nxënësit Aqif Dalipi dhe Bilal Bilali. Kuadri me arsim të lartë u krijua më së shumti nga Universiteti i Prishtinës, dhe nga univerzitetet e Shkupit, Beogradiit dhe Zagrebit. Për emrat e të shkulluarve gjegjësisht intelektualëve nuk janë të prezentuara në këtë punim, pasi që janë përmendur në monografinë e shkollës, që është botuar në vitin 1998.
Sa i perket arsimit dhe edukimit te gjenerateve te reja, në këtë drejtim apelojmë që në të ardhmen të insistohet me çdo kusht, që gjeneratat e reja të mësojnë sa më shumë dhe të vazhdojnë shkollimin në shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale prej ku do ti vazhdojnë studimet në universite të ndryshme. Sepse vetëm duke u shkolluar mund të ecim përpara si dollogozhdarë, por edhe si komb dhe sa më lehtë të mund të integrohemi në proceset demokratike evropiane.
Shkolla fillore në fshatin Dollogozhdë është ndertuar në vitin 1969. Si objekt shkollor ajo nuk i plotësonte kushtet minimale për mesim bashkëkohor me planet dhe metodat e reja të mesimit interaktiv. Shkolla u rindërtua në vitin 2001 me inciativë të qytetarëve të Dollogozhdës nga fonde të oragnizuara me vetiniciativë. Më 5 maj të vitit 2006, shkolla mbante emrin e Rilindasit tonë të madhë "Naim Frashëri", emërohet me emrin e luftëtarit dhe Komandantit të UÇK-së, "Nuri Mazari-Komandant Struga".

No comments:

Post a Comment