Përmes 50 denive vidhen qytetarët
Nëse vlera e një prodhimi ushqimor kushton 39.50 denarë, shitësit çmimin e rrumbullakojnë në 40 denarë. Kjo ndodhë për arsye se shitësit në Maqedoni nuk posedojnë monedha me vlerë prej 50 deni. Situata e tillë e shitblerjes në treg e bën Maqedoninë ndoshta shtetin e vetëm në Evropë në të cilin gjatë shitblerjes nuk u kthehet kjo njësi monetare, edhe pse korniza ligjore e parashikon një gjë të tillë. Mungesa e kthimit të kësaj monedhe, 500.000 familjeve në Maqedoni u kushton 1 milion e 700 mijë euro në vit, vetëm gjatë pagesës së katër faturave kryesore shtëpiake. Thënë më thjeshtë, nga moskthimi i 50 denit, qytetarët për çdo muaj humbin nga 170.000 euro, apo çdo familje nga dy denarë. Qytetarët e anketuar nga ALSAT-M thonë se rrallë u kthehet kjo monedhë nga shitësit, ndërsa në të shumtën e rasteve as që kërkojnë t’u kthehet, për shkak të vlerës së ulët.“Nuk i kthejnë edhe pse duhet të kthehen. Jo nuk i kërkojmë si zakonisht edhe një denarë nuk e kërkojmë e aq më pak gjysmë denari” shprehet një qytetar.“Jo nuk kthehet, po duhet të kthehet, nuk e kemi kërkuar asnjëherë por duhet të kthehet” shprehet një tjetër qytetar.“Kthehet, ndonjëherë e kanë kthyer, ndonjëherë ne ua kemi falur. Ma tepër e japin vetë se sa t’ua kërkosh” tha një qytetar i anketuar nga ALSAT M. Ekspertët ekonomik, shprehen se paraja si mjet pagese duhet të jetë prezentë po në atë formë apo njësi siç janë të prezantuara çmimet. Sipas tyre, blerësit e shtresave mesatare dhe të varfra më tepër preken nga moskthimi i këtyre monedhave.“Blerësit e shtresave mesatare dhe nën mesatare, zakonisht blejnë me shpesh dhe blejnë më pak dhe këto më shumë humbin. Blerësit të cilët janë mbi shtresën mesatare ata blejnë më rrallë. Një herë në muaj do të dalin t’i blejnë të gjitha prodhimet dhe atyre njëherë u bën faj, pra njëherë u merret 50 deni. Pra efekti social është kundër shtresave të varfra dhe atyre nën mesataren” tha eksperti ekonomik Abfylmenaf Bexheti. Sipas të dhënave statistikore të Bankës Popullore të Maqedonisë në qarkullim janë të lëshuara vetëm 3250 monedha me vlerë prej 50 deni. Nga banka qendrore situatën e tillë e arsyetojnë me kërkesën dhe interesin e ulët nga bankat komerciale për të blerë monedha me vlerë prej 50 deni.
No comments:
Post a Comment