Letersia gojore
Letërsia gojore ndryshe quhet edhe letërsi popullore. Kjo letërsi ka qenë më prezente në kohën kur njerëzit akoma nuk dinin shkrim dhe lexim, kështu që gjërat e shkruara kanë qenë të rrëfyera gojarisht. Krijimtaria shpirtërore e nje populli e krijuar që nga kohët më të lashta dhe të trashëguar brez pas brezi dhe vazhdimisht e përtritur dhe e pasuruar me fenomenët të reja varësisht nga koha dhe vendi perbene fontin e veqante te folkloristikës qe quhet letërsi gojore apo popullore. Kjo krijimtari shpirtërore na jep një pasqyrë afërsisht të sakte te jetës shpirtërore te një populli duke e vështruar atë nga aspektet shoqerore,ekonomike,familjare,mitologjike,kanonore,ndernjerezore dhe morale.Populli i këtyre periudhave edhe pse i pa formuar intelektualisht për ta zhvilluar nje jetë të pasur shpirtërore dhe ketë jet ka ditur ta paraqes dhe përfytyroj artistikisht. Letërsia gojore ka një periudh historike shumë të gjatë.Fillimet e saj janë qe ne kohën e egersisë kur njeriu ka pasur nevoj ti komunikoj tjetrit pervojen e fituar ne luft me kafshet apo natyren dhe duke ua transmetuar te tjereve ne fillim me gjeste e me von edhe gojarisht. Bartësit e kësaj veprimtarie krijuese nuk e kanë nxjerr veten ne siperfaqe prandaj dhe jane quajtur krijues anonim. Të gjitha krijimet gojore i përshkon nje optimizem i qiltër,nje shpresë e madhe per nje te ardhme te lumtur,nje besim i paluhatshem ne fuqine e popullit per ta transformuar te keqen me te mire,vuajtjen ne lumturi,roberine ne lirine,etjere. Krijuesit popullor kane nje imagjinat te bujshmeata e paraqesin realitetine e kohes ne menyre besnike dhe permes te kaluares dhe te tashmes ndertojne vizionin per nje te ardhme te mire apo te lumture. Pasi qe folkori bene pjese ne jeten e gjalle te popullit ai eshte ngusht i lidhur me zakonin dhe besimet e popullit dhe kjo bene qe shkenca e folkloristikes te ket nevoj per disiplinat shkencore ndihmese si:Etnografi-shkenc e menyres se jeteses se popullit,muzikologjine-shkenc mbi kulturen e muzikes,ordografine-shkenca mbi vallezimin e popullit dhe dialektologjine-shkenca mbi te folurin e popullit sidomos kenget lirike / epike.
No comments:
Post a Comment