facebooku dhe Adoleshenca
Tani më kompjuteri është bërë një mjet tepër personal, në kuptimin që 54 për qind e adoleshentëve e kanë në dhomën e tyre dhe 21,7 për qind navigon në internet në orët e vona të natës, para se të bjerë për të fjetur. "Ky është një fakt që tregon se adoleshentët po bëhen gjithnjë e më autonomë dhe kontrollohen pak nga prindërit ku hyjnë në internet", thotë një nga udhëheqësit e studimit.
Fatkeqësisht me përdorimin e shumtë të internetit është shtuar edhe rreziku për të përdorur sjellje të pahijshme. Shkëmbejnë me njëri-tjetrin numra telefonash, fotografi (edhe provokuese) dhe janë gati të takohen edhe me të panjohur. Ndryshe nga dikur, sot është shtuar koha që kalojnë në internet.
Adoleshentët nuk e kuptojnë rrezikun që u kanoset duke çatuar në internet. Sigurisht që bashkëbiseduesit në anën tjetër mund të jenë adoleshentë, por kjo gjë nuk e ul aspak rrezikun. Nëse prindërit do të ishin më të kujdesshëm me fëmijët dhe nuk do t‘i lejonin ata të kalonin shumë kohë në internet, atëherë adoleshentët do të mësoheshin me rregull dhe kërkesë llogarie. Por edhe heqja e internetit ka avantazhet dhe dizavantazhet e veta. Për shembull, nëse adoleshentëve do t‘u ndalohej navigimi në internet, atëherë ato do t‘i riktheheshin televizorit, duke mos ia ndarë sytë për orë e orë të tëra në ditë. 23 për qind e adoleshentëve shohin televizor mbi tri orë në ditë. Nga përgjigjet e të intervistuarve, 7 për qind e adoleshentëve ka deklaruar se e kalon kohën para televizorit e internetit. Pra në bazë të përgjigjeve, dimë se shumë të rinj kalojnë mesatarisht 4-5 orë në ditë para ekranit të një monitori. Kompjuteri dhe interneti mund të zëvendësojnë një mik, dashurinë, komunikimin me njerëzit e gjallë, jetën reale. Interneti shformon realitetin. Duke qenë në shërbimin e tij, adoleshentët rrezikojnë të bëhen viktimat e tij. Po mos ndoshta është vonë të reagojmë? Jo, sepse kemi reaguar menjëherë. Faza e eksperimentimit të lirë ka përfunduar, të rriturit duhet të kuptojnë se një botë virtuale e pakontrolluar mund të jetë shumë e rrezikshme. Shumë studime kanë treguar se fëmijët duan më shumë lodrat dhe ajrin e pastër. Kompjuteri është një strehë që të shtyn drejt vetmisë.
Nxitjet dhe nismat e ndryshme nuk mungojnë: në treg janë hedhur lloje të ndryshme kompjuterësh nga ata për minorenë tek ata portabël, të përshtatshëm për nevojat e fëmijëve, prezantuar Këshilli i Europës, të cilët ofrojnë shumë informacione dhe kontakte. Por mbi temën e madhe, se si është e mundur t‘i mbrojmë fëmijët nga kompjuteri, ekspertët ndahen. Limiti i kohës së përdorimit të kompjuterit është një mënyrë e thjeshtë, e rreme, pohon një psikiatër. Sot po rritet një brez që është shumë i lidhur me botën virtuale. Me përdorimin e kompjuterit dhe internetit, truri i tyre funksionon ndryshe. Problemi nuk qëndron te vendosja e limiteve, por te fakti që ta integrojmë jetën në fushën dixhitale me raportin njerëzor.
Prindërit duhet ta kuptojnë botën e fëmijëve, pa harruar që nesër më shumë se sot, përdorimi i kompjuterit do të jetë edhe më i pashmangshëm, të paktën 10 orë në ditë, si në punë ashtu dhe shtëpi.
Gjithashtu, fëmijët dhe të rriturit do të jenë më të ekspozuar ndaj rreziqeve: "Nuk mendojmë vetëm për pisllëqet dhe pornon. Do të përballemi edhe me probleme të tjera. Për shembull, anoreksiket dhe anoreksikët që fshihen në jetën reale, gjejnë një dimension dhe kontakt me të tjerët përmes botës virtuale". Të mos harrojmë dhe një tjetër realitet: pjesa e më e madhe e telefonave nuk tingëllojnë vetëm për të lajmëruar një rrezik apo për të denoncuar dhunë. Këto telefonata vijnë nga fëmijët dhe adoleshentët që vuajnë nga vetmia. Pra a është e vlefshme zgjidhja që fëmijët nuk duhet të prekin kompjuterin? Çështja vazhdon të mbetet e
No comments:
Post a Comment